Veseli: Mundemi me shkue në zgjedhje

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka deklarue se nëse ka koncensus ndërmjet partive politike, atëherë mundet me u shkue në zgjedhje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thanë se Kosova i ka përmbushë tana kriteret për liberalizimin e vizave. Simbas tij, Demarkacioni me Malin e Zi ka qenë kriter i panevojshëm që i asht kërkue Kosovës.

Veseli ban thirrje që Demarkacioni me pasë koncensus nacional mbasi simbas tij, çdo vonesë në kalimin e kësaj çashtje, ka me i kushtue negativisht vetëm Kosovës dhe qytetarëve të saj, ka thanë ai në nji intervistë për Epokën e Re.

Tue folë rreth riformatimit të Qeverisë, Veseli ka ba me dije se PDK’ja asht e gatshme për nji proces të tillë. Ai ka thanë se janë në pritje të kryeministrit Isa Mustafa, përndryshe simbas tij, PDK’ja ka me vendosë mbrenda javës për bartësit e ri të dy ministrive në Qeveri dhe disa ndryshime të zavendësministrave.

Veseli ka deklarue se sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, në qoftë se asht në interesin e vendit shkuemja në zgjedhje, atëherë me marrëveshje politike askush nuk i ndal partitë politike që të mbahen zgjedhjet.