Veseli: Na duhet ligj për pastërtinë e figurës politike

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njiherit lider i PDK’s, ka thanë se për me luftue korrupcionin ka shumë randësi që të ndërtohen struktura institucionale që shpërblejnë ndershmëninë dhe transparencën, tue minimizue kështu mundësitë dhe hapësinat korruptive dhe tue ndëshkue abuzuesit e posteve shtetnore.

Në nji intervistë për Telegrafin, Veseli ka thanë se opozitës i ka propozue disa herë ndërmarrjen e nji nisme legjislative për hartimin e nji ligji të pastërtisë së figurës publike, me të cilinkishte me ju pamundësue krejt atyne që biejnë ndesh me ligjin, që me kandidue për detyra të nalta shtetnore.

Për me parandalue korrupcionin, kryeparlamentari Veseli ka thanë se duhet me u luftue edhe kultura korruptive, sepse krim bajnë edhe ata që japin ryshfet, jo vetëm ata që marrin.