Veseli n’Amerikë, çka po kerkon për Kosovën!

2-veseli

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli asht ftu të marrë pjesë në panelin e Konferencës me temën: “Roli i parlamenteve në fuqizimin e integritetit publik”, të organizuem nga Komisioni për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP) të Kongresit të Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, në Washington.

Në këtë konferencë, kreu i Kuvendit prezentoi nji historik të shkurtë për traditën e re parlamentare të Kosovës, sfidat e Kuvendit, si dhe tejkalimin e tyne në bazë të parimeve demokratike, zbatimit të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Në vijim të kësaj Konference, Kryetari Veseli foli edhe për aktualitetin politik, sfidat kuvendore pozitë – opozitë, qasjen dhe lidershipin e treguem për tejkalimin e situatës.

Kryetari i Kuvendit kerkoi nga parlamentarët e pranishëm nga vendet e katër kontinenteve që ende nuk e kanë njoft Kosovën, që ta bajnë nji gja të tillë.

 

1-veseli

 

3-veseli

 

4-veseli