Veseli, nderime në Prekaz: Ende kemi shumë për me ba në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e Ditës së Flamurit, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ba nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe ka vendosë lule te varri i komandantit Adem Jashari.

Tue kujtue këto tri ngjarje të randësishme të historisë sonë kombëtare dhe tue urue tanë qytetarët për festën e 28 Nandorit, kryeparlamentari Veseli ka thanë se dita e sotme në Prekaz, në vendin ku prehet komandanti Adem Jashari, po merr përmasa të nji dite pelegrinazhi, me vizita nga qytetarë prej tana trojeve shqiptare.

“Sot ju bahen nderime herojve tanë kombëtarë, sakrificës së tyne dhe lirisë që gëzojmë, tue nderue dhe respektue njikohësisht flamurin tonë kombëtar”, ka thanë kryetari Veseli.

Veseli theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë ende shumë për me ba për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit dhe zhvillimin ekonomik, tue e ba kështu Kosovën nji vend krenar për krejt.

Mbas vizitës në Prekaz, kryeparlamentari Veseli bani homazhe edhe te varri i heroit Fehmi Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit.

kadri-pre1 kadri-pree