Veseli në Drenas, prezentohet kandidati për kryetar komune, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takue të Mërkurën mbasdite, anëtarët e Kryesisë së Degës së PDK’s në Komunën e Drenasit, dhe me këtë rast asht prezentue kandidati i PDK’s për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci.

Anëtarët e Kryesisë së PDK’s i dhanë mbështetje unanime kandidatit për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci dhe ofruen përkrahje pa rezervë në procesin zgjedhor.

Kryetari i PDK’s, Veseli ftoi tana strukturat e partisë në Drenas që me punue së bashku dhe ditëve në vazhdim të pregaditin agjendën e aktiviteteve mobilizuese për aktivitetet e nevojshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit që mbahen më 4 Dhetor 2016.

Në këtë mbledhje të Kryesisë, ku i pranishëm ishte edhe Veseli, u ba edhe zgjedhja e Shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci.

kadieva-650x358 kadridra kadri-dre