Veseli: Në luftën e UÇK’s ishte gjeneza e PDK

Kryetari i ri i PDK’s, Kadri Veseli, në fjalimin e tij para mira simpatizantëve e bani nji përshkrim të partise.

Veseli deklaroi se PDK asht organizata politike që e ka luejt rolin vendimtar në tana proceset historike të dy dekadave të fundit.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë forca shtytëse e çlirimit, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit. Parti, e cila më së miri u ka dhënë përgjigje kërkesave dhe nevojave historike të vendit tonë”, tha Veseli.

Simbas tij, PDK ka kalue nëpër rrugë të vështirë me plot mund e sakrifica të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Veseli shprehu respekt të veçantë për luftarët e lirisë që në kohët ma të vështira i dolën zot atdheut, për invalidët e luftës, ish të burgosunit politikë, familjet e dëshmorëve, familjet e të pagjetunve dhe martirëve, si dhe per të gjithë ata që sot e kësaj dite bartin plagët e luftës për liri.

“Kjo luftë ishte gjeneza e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe këtë ne nuk duhet ta harrojmë kurrë! Në këtë rrugëtim të mundimshëm dhe heroik, meritat e veçanta i takojnë themeluesit të Partisë Demokratike të Kosovës, ish kryetarit të saj, Hashim Thaçit”, tha Veseli.