Veseli në SHBA bisedon për bashkëpunim të Kuvendit me Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Philadelphia, ku ka marrë pjesë në Konventën e demokratëve, ku ka takue edhe kryetarin e Komisionit të “House Democracy Partnership”, David Price.

“Takimi ishte shumë miqësor, ngase u zhvillue në atmosferën e Konventës, për mundësitë e zhvillimit të partneritetit me perspektiva të reja. Me z. Price, biseduem për bashkëpunimin e mirë që ka Kongresi amerikan dhe Kuvendi i Kosovës si dhe mundësitë se qysh me u fuqizue ky bashkëpunim”, ka shkrur Veseli në llogarinë e tij në Facebook.