Veseli nënshkruen në librin e zisë për nder të viktimave të Brukselit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli asht nënshkrue sot në librin e zisë në zyrën e Belgjikës në Prishtinë, në kujtim të viktimave që humbën jetën në sulmet e së Martës.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për viktimat, tue thane se Brukseli sot asht kryeqendër e Bashkimit Europian, që simbolizon idealin e paqes.

Në Zyrën e Belgjikës në Prishtinë, në Librin e zisë, shpreha ndjenjat e dhimbjes dhe solidaritetit të vendit tonë me popullin dhe shtetin belg, që këtë javë u përballën me sulmet terroriste. Brukseli sot, si kryeqendër e Bashkimit Evropian, simbolizon idealin e paqes, bashkëpunimit e bashkëjetesës mes kombeve e shteteve të lira. Ky është ideali më i çmuar i njerëzimit, të cilin asnjë ideologji e dhunshme, nuk ia ka dalë ta shkatërrojë, e nuk do t’ia dalë as terrorizmi i sotshëm”, ka shkrue Veseli në Facebook.

 

veseli1