Veseli nga Gjakova: Duhet me investue n’arsim e shkencë

veseli3-1.jpg

Përmes nji statusi të publikuem në rrjetin social Facebook, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se në takimin në Gjakovë ka fole rreth randësisë së arsimit dhe vetë arsimtarëve në jetën tonë.

Simbas tij, populli jonë asht arsimdashës e punëtor, dhe se për këtë duhet me investee ma shumë n’arsim e shkencë.

Shkrimi i plotë:

Në takimin e Gjakovës, duke patur parasysh traditën e pasur të kësaj treve, fola për rëndësinë që kanë arsimtarët dhe arsimi në jetën tonë. Populli ynë është arsimdashës dhe punëtor, ka shpirt ndërmarrësie e talente të shumta dhe për të çliruar potencialin e madh që ka dhe për të siguruar një rritje të shpejtë të ekonomisë sonë , duhet investuar më shumë në arsim e shkencë. Për ne figura e mësuesit është veçanërisht e nderuar sepse arsimtarë tanë kanë mbajtur ndezur ndjenjën patriotike dhe dëshirën për liri e pavarsi edhe në periudhat më të vështira të historisë sonë. Ata kanë ditur që të punojnë me dashuri me rininë edhe në kushtet ekstreme të shtëpive private dhe vazhdojnë sot të përgatisin me përkushtim brezat e ardhshëm.

 

veseli veseli1 veseli2