Veseli: Nga Juridiku kanë fillue celulat e para të UÇK’s!

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017 ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj kanë vizitue Qendrën e Studentëve dhe Fakultetin Juridik.

Për me urue studentët për fillimin e vitit të ri akademik, në Fakultetin Juridik ka qendrue edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Veseli me këtë rast tha se nga ky amfiteatër në vitin 1990 janë nis edhe celulat e para të UÇK’s.

Ndërsa, ministri Bajrami tha se nga juristët do të mvaret hartimi dhe zbatimi i ligjeve në t’ardhmen.