Veseli ngushëllon familjen Gjergji për vdekjen e don Gjergj Gjergjit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëllue familjen Gjergji, për vdekjen e don Gjergj Gjergjit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëllue familjen Gjergji për vdekjen e anëtarit të tyne don Gjrgj Gjergji.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e klerikut të nderuar don Gjergj Gjergji. Në emër të Kuvendit të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Ngushëllime Ipeshkvisë së Kosovës, ku don Gjergji shërbeu me devotshmëri shpirtërore dhe atdhetare, duke ecur nëpër rrugën e trasuar nga figurat e mëdha të Kosovës, si Pjetër Bogdani, Shtjefen Gjeqovi e Nëna Terezë“, thuhet në telegramin e Veselit.