Veseli: Nji grue e fuqishme si Sevdije Ahmeti ka me i mungue Kosovës

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, asht prekë nga vdekja e aktivistes së shqueme për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti.

Nëpërmjet nji mesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Veseli ka shkrue se vdekja e Ahmetit “asht nji lajm i dhimbshëm që ka prekë zemrat e të gjithëve”.

“Kontributi i saj i çmuem shumëvjeçar për lirinë e Kosovës, angazhimi i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e grave dhe fëmive, si dhe dokumentimi që i bani dhunës së pushtetit serb, ka me mbetë pjesë e randësishme e historisë sonë”, ka shkrue Veseli.

“Nji zojë e guximshme si Sevdije Ahmeti, ka m’i mungue Kosovës”, thuhet në mesazhin e kryekuvendarit.