Veseli n’krah me Lladrovcin, çka po premtojnë në Drenicë!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, zhvilloi nji takim konsultativ me qytetarët e Arllatit, në kuadër të fushatës për kryetar të komunës së Drenasit.

Në takim simbas njoftimit për media, morën pjesë qinda qytetarë të këtij fshati, ku me këtë rast, Veseli foli për sfidat aktuale të shtetndërtimit, tue u fokusue te zhvillimet aktuale në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

“PDK ka nji kandidat për kryetar të Drenasit, ai asht Ramiz Lladrovci. Me të, Drenasi dhe qytetarët e saj kanë me njoft zhvillim sepse Ramiz Lladrovci ka mbështetjen e plotë, të strukturave qendrore e lokale me zbatue planin dhe vizionin për Drenasin ashtu siç e duen qytetarët e saj”, theksoi Veseli.

 Kandidati i PDK’s, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në këtë takim konsultues, theksoi se Drenicën dhe PDK’n, nuk mundet me i nda asgja.