Veseli n’Sofia: Bashkëpunimi regjional asht i pashmangshëm!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në punimet e asambleve parlamentare në Sesionin e Tretë Plenar të Samitit për Procesin e Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), i cili po i zhvillon punimet në Sofia të Bullgarisë.

Tema e debatit të këtij sesioni asht “20 Vjet SEECP: Regjioni-realitetet e reja dhe shkëmbimi i perspektivave”.

Kryekuvendari Veseli në fjalën e tij, theksoi randësinë e bashkëpunimit regjional, sfidat aktuale në rajon dhe ma gjanë.

Ai më këtë rast vuni në dukje se bashkëpunimi regjional asht i pashmangshëm, ngase vendet e kësaj pjese të Europës kanë synime dhe sfida të njajta, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik.

“Republika e Kosovës asht anëtari ma i ri i organizatës që mbledh kuvendet e shteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Europës jug-lindore dhe ka me kontribue në realizimin e objektivave në njanën anë, ndërsa n’anën tjetër ka me kontribue për stabilitet, paqe, dialog dhe bashkëpunim me interesa reciproke”, theksoi kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

 

2-veseliiii

 

3-veseliiii

 

4-veseliii

 

5-veseliiiii