Veseli: PDK nuk ka me heq kurrë dorë nga familjet shqiptare në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takue kandidaten për kryetare të Mitrovicës së veriut, Gonxhe Çaushi dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale për komunat veriore të Kosovës, me të cilët ka diskutue vizionin qeverisës të PDK për zhvillimin e komunave dhe përkrahjen që duhet të vazhdojë për qytetarët që jetojnë në kushte jo të lehta në veri të Kosovës.

Veseli tha se qeverisja e PDK nga niveli qendror ka me qenë pranë qytetarëve që jetojnë në veri dhe ka me vazhdue mbështetjen e projekteve që mundësojnë kthimin e qytetarëve shqiptarë të zhvendosun nga pronat e tyne.

“Adresa ma e sigurt politike për qytetarët e veriut asht Partia Demokratike e Kosovës, e cila asnjiherë nuk ka me heq dorë dhe ka me punue çdoherë për perspektivën e qytetarëve që jetojnë në atë pjesë”, ka thanë Veseli.

Shperndaje në: