Veseli për bashkimin e Gjermanisë: Ky vend na ka ndihmue në kohët ma të veshtira!

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka urue Gjermaninë me rastin e 26- vjetorit të ribashkimit të saj.

 

“Me rastin e 26 vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë dëshiroj me dergue urimet ma të përzemërta për popullin mik të Republikës Federale të Gjermanisë.

 

Ky vend i asht gjet popullit tonë në kohët ma të vështira tue u ba strehë e pjesës ma të madhe të bashkatdhetarëve tanë që u detyruen me braktis vendlindjen prej robnisë”, ka shkrue Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook.