Veseli përmend komunat ku ka me fitue PDK’ja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka hapë fushatën në Prishtinë bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj.

Veseli ka përmendë krejt komunat dhe kandidatët e komunave të tjera dhe asht shprehë i bindun për fitore.

Ai pret nji fitore te fuqishme të “Forcës së Ndryshimit” në komunat ku kandidon PDK, tue përmendë Prizrenin, Gjilanin, Podujevën, dhe Prishtinën.

Lideri i PDK’s, po ashtu, përmendi Suharekën ku pret fitore të thellë.

Veseli nuk la pa përmendë as Kamenicën, Dragashin, Vitinë, Kaçanikun dhe tha se kanë me luftue denjësisht me fitue edhe Hanin e Elezit.

Shperndaje në: