Veseli përuron fabrikën 1 milionë euro të investitorëve gjermano-holandezë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në përurimin e Fabrikës së Mishit “Weng Fat Poultry”, në katundin Polac të komunës së Skenderajt. Kryeparlamentari Veseli ka thanë se Drenica nuk asht vetëm qendër e krenarisë kombëtare, por edhe nji zonë e mundësive ekonomike, ku investitorët munden me gjetë klimë të mirë për me ba biznis, kurse qytetarët mundësi të reja për me punue dhe krijue mirëqenie për familjet e tyne.

“Zhvillimi ekonomik i Drenicës, si dhe i tanë vendit, asht obligim i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të jeni të sigurt të gjithë ju që sot jeni mbledhë këtu, tanë drenicakët, tanë qytetarët tanë, se ekonomia dhe zhvillimi i saj janë prioriteti ynë i parë”, ka thanë kryeparlamentari Veseli.

Kyetari i Kuvendit i ka falënderue investitorët gjermano-holandezë për investimin e tyne, siç ka thanë ai, në mesin e njerëzve me virtyte të nalta dhe shumë punëtorë. “Përçoni mesazhin te kolegët tuej, hajdeni investoni në komunën e Skenderajt. Hajdeni investoni në komunën e Drenasit, në krejt komunat e Kosovës, sepse keni me pasë përkrahje të fuqishme”, ka thanë kryeparlamentari Veseli.

“Kemi nevojë me i punësue këtë armatë të të rijve tanë”, ka thanë kryeparlamentari Veseli.

Nga ana tjetër, investitori i fabrikës për përpunimin e mishit, Gerttjan Tomassen, ka thanë se janë të kënaqun me mikpritjen dhe ndihmën e komunës së Skenderajt, ndërsa premtoi vazhdim të investimeve.

Simbas investitorëve gjermano-holandezë, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë me u investue 1 milion euro dhe në fazën e parë kanë me u punèsue 60 punëtorë, për me vazhdue mandej me rritjen e numrit të punëtorëve.

kryea kryea2-650x358