Veseli: Podgorica ka me i kerkue Brukselit me heqë demarkacionin si kusht për vizat!

Kosova po mundohet me gjetë forma të ndryshme që me evitue demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave, mbasi për kalimin e demarkacionit në Kuvend nuk po arrihet të gjendet asnji mundësi.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot mbas mbledhjes së Kryesisë, ka ba të ditun se i kanë kërkue Malit të Zi me i thanë BE’s se Kosova nuk ka asnji problem me këtë republikë fqije.

“Presim që bartësit ma të naltë institucional në Mal të Zi kanë me kërkue nga BE që demarkacioni mos të jetë kusht për Kosovën. E kemi kërkue zyrtarisht nga ta, që të thuhet se Kosova nuk ka asnji problem me Malin e Zi”, ka thanë Veseli.

Kryetari i Kuvendit, ka thanë se demarkacioni asht ba histori e gjatë që po damton Kosovën e qytetarët e vet.

Ai gjithashtu ka ba të ditun se të Ejten asht vazhdim i seancës e të Premten seancë e re e Kuvendit.