Veseli: Populli shqiptar i dha botës nji shejtore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qendron n’Itali, gjegjësisht në Vatikan, ku mori pjesë në ceremoninë e shejtnimit të Nanës Terezë nga Papa Françesku.

Me këtë rast, Veseli tha se ndihet krenar që nga sot Shën Tereza shton radhën e shejtorëve që populli shqiptar i dha botës, tue lartësue misionin e paqes dhe dashnisë.

 

Ky asht postimi i Veselit n’Facebook:
Jemi krenar që nga sot Shën Tereza shton radhën e shenjtorëve që populli shqiptar i dha botës, duke lartësuar misionin e paqes dhe dashurinë. Shën Tereza dhe trashëgimia e saj tashmë janë shenjtëruar! Misioni i saj buroi nga ndjenja më fisnike, e mbrojtur në lashtësinë e traditën e popullit tonë, solidarizim me të pafuqishmin, kujdes për të pambrojturin dhe dashuri për të përbuzurin. Nga sot, ne dhe gjithë bota i përkulemi jetës dhe veprës së saj në dobi të njerëzimit.K.V.

 

2-kadriu

 

3-kadriuuu

 

4-kadriuuu

 

5-kadriuu

 

6-kadriuu

 

7-kadriuu

 

8-kadriu

 

9-kadriu

 

10-kadriu