Veseli porosit të rijtë me ruejt shtetin dhe institucionet e Kosovës

Në kuadër të angazhimit për rritjen e transparencës dhe të qasjes së qytetarëve në punën e përfaqësuesve të tyne të zgjedhun, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit nji grup prej 150 studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës.

Siç thuhet në nji njoftim, tue ju dëshirue studentëve mirëseardhje në institucionin ma të naltë përfaqësues dhe ligjvanës të Republikës së Kosovës, Kryeparlamentari Veseli bani nji përshkrim të funksioneve kushtetuese të Kuvendit, rolit, punës dhe përbamjes së tij, ndërsa u ndal në zhvillimet aktuale dhe perspektiven për t’ardhmen.

Simbas njoftimit, kryetari i Kuvendit tha Kosova ka kalue nëpër shumë sakrifica derisa ka arritë momentin, kur përfaqësuesit e popullit të ulen në karriget e sallës së legjislativit.

“Veseli porositi studentët që, krahas përgjegjësive të tyne akademike, të mos jenë indiferentë ndaj zhvillimeve dhe proceseve të randësishme nëpër të cilat kalon vendi. Ai kërkoi nga ata që me ruejt shtetin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Kosova ka të ardhme euro-atlantike dhe ky rrugëtim asht i pandalshëm”, ju ka thanë studentëve Veseli.

Ma tej bahet e ditun se ai tha se, përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët dhe krijimi i perspektivës zhvillimore mbrenda Kosovës asht preokupim i vazhdueshëm institucioneve.

Në fund thuhet se, në shejë falënderimi, Organizata Bashkimi Studentor “Fehmi Agani”, e nderoi Kryetarin Veseli me nji mirënjohje.