Veseli: Prizreni ka me pasë ndryshime rrajësore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizitue sot Prizrenin, në shoqninë e zavendëskryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.

Gazeta Express ka mësue se gjatë qëndrimit në Prizren, Veseli ka shkarkue 6 drejtorë komunalë të PDK’s në këtë qytet, dhe ka pranue edhe propozime të reja për me pasue udhëheqjen e këtyne drejtorëve.

Mbas takimit me zyrtarë të partisë në Prizren, Veseli ka thanë para gazetarëve se “qëllimi asht që qeverisja në Prizren të fuqizohet dhe të përmirësohet edhe ma mirë”, raporton Gazeta Express.

Ai ka shtue se “PDK ka vizion të qartë për Prizrenin”.

Veseli ka paralajmërue se “Prizreni ka me pasë ndryshime rrajësore”