Veseli pyetet për zgjedhjet në SHBA, kjo asht përgjigjia interesante e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kur asht pyetë për zgjedhjet në SHBA, ka thanë me hajgare se mendjen e ka te zgjedhjet e jashtëzakonshme që kanë me u mbajtë në Drenas.

Veseli në mbramjen e organizueme nga Ambasada Amerikane dhe Klan Kosova për zgjedhjet në Amerikë ka thanë se këto zgjedhje janë shumë të randësishme.

“Kemi të bajmë me zgjedhjet e nji president të nji vendi që asht shumë mik për Kosovë, shpresojmë me qenë rezultati që e presin të gjithë qytetarët e Amerikës”.