Veseli, qe çka thotë për zgjedhjen e Thaçit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, foli mbas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli tha se asht e drejt e opozitës që ta dergojë çashtjen e zgjedhjes së presidentit në Gjykatën Kushtetuese.

Por simbas tij, procesi i zgjedhjes së Thaçit si president, ka qenë në përputhje me ligjin.

Veseli edhe nji herë i bani thirrje opozitës që t’i kthehet dialogut dhe të mos pengojë mbarëvajtjen e seancës.

Si asht njoftu tashma, seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës asht caktue të mbahet t’Ejten me 10 Mars.