Veseli: Qe kur emnohen ministrat dhe zv/ministrat e ri të PDK’s

Kryeparlamentari, njiherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thanë se të Hanën kanë me u emnue ministrat dhe zavendësministrat e ri të Qeverisë së Kosovës.

Veseli, i cili asht në vizitë zyrtare në Hungari, i tha RTK’s se PDK’ja tashma e ka listën e ministrave të ri dhe se finalizimi i procesit të riformatimit të qeverisë ka me u ba mbasi edhe kryeministri, Isa Mustafa të kthehet nga vizita në Londër.

“Ky proces, nga ana e PDK’s ka me qenë i përfunduem shumë shpejt. Na vetëm e kemi përfundue, kemi me i pasë emnat e ministrave të ri, kemi me i pasë disa lëvizje të zavendësministrave dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë zyrtare, besoj që edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës ka me u kthye nga vizita zyrtare në Londër, na kemi me finalizue këtë proces. Veçanërisht PDK’ja ka me finalizue pjesën e vet.”

“Kam me jau kallxue shumë shpejt (emnat e ministrave të ri). Asht ma shumë çashtje e korrektësisë sepse nuk ka asgja diskrete. Na kemi me i bartë ato emna te kryeministri dhe shpresoj që të HAnën kemi me i pasë emnat e ri”, u shpreh Veseli.