Veseli, qe qysh i thurë lavde Presidentes!

jahjagaveseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka ba sot vizitë lamtumirëse presidentes në largim, Atifete Jahjaga.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkru se Jahjaga asht shembull frymëzimi për shumë gra e burra që punojnë pa u lodh për vendin.

Ai thotë se Presidentja e cila len mandatin me 7 Prill, për me u pasu nga Hashim Thaçi, la pas vetes nji trashëgimi të çmuem politike gjatë kohës sa ishte në krye të vendit.

Lexoni postimin e plotë të Veselit:

Sot isha në takim lamtumirës te Presidentja Jahjaga.

Duke e kthyer drejtimin e Presidencës në shembull frymëzimi për mijëra gra e burra që e duan dhe punojnë pa u lodhur për vendin e tyre, duke prezantuar me dinjitet Kosovën gjithandej botës me mirësinë dhe pozitivitetin e saj, Presidentja Jahjaga na lë një trashëgimi shumë të çmuar politike, në rrugën e jetësimit të ëndrrës tonë evropiane.

Të faleminderit Presidente!