Veseli: Qytetarët presin përfaqësim përmes debatit, jo përmes dhunës e bllokimeve!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkrue lidhun me fillimin e sesionit vjeshtor parlamentar, tue thanë se qytetarët presin nga deputetët me i përfaqësue përmes debatit, e jo përmes dhunës dhe bllokimeve.

Ai uroi që ky sesion të ketë unitetet dhe deputetët të merren ma shumë me debatin ekonomik.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

 

Sot filluam sesionin vjeshtor parlamentar. Qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit e jo përmes dhunës dhe bllokimeve.

Është koha që edhe dallimet politike të shpërfaqen përmes debatit në komisione parlamentare dhe në seanca plenare.

Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë – asnjëherë.

Në këtë sesion të ri parlamentar, uroj të kemi unitet dhe të merremi më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik. Këtë e presin qytetarët nga ne. KV