Veseli – Rama: Marrëdhaniet mes Kosovës e Shqipnisë, model për rajonin e ma gjanë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e priti sot në takim Kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama.

Të dy shtruen nevojën e nji bashkëpunimi ma të thellë në tana sferat, dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Kryeparlamentari Veseli dhe Kryeministri Rama, vlerësuen naltë marrëdhaniet midis Kosovës dhe Shqipnisë, për të cilat thanë se asht model për shtetet e tjera në rajon dhe ma gjanë.

Simbas njoftimit, Kryeministri Rama uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës nga ana e Kuvendit, tue e konsiderue ditën e sotme si historike.

Kryeparlamentari e falenderoi Kryeministrin Rama për mbështetjen e pakursyeme të politikës shqiptare, si n’arenën ndërkombëtare ashtu edhe për procesin e integrimit europian.