Çka ju premton Kadri Veseli banorëve të Rugovës!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thanë se do të ketë transparencë të plotë për rugovianët, sikurse për qytetarët tjerë të vendit, sa i përket Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

Këto komente ai i ka ba mbas nënshkrimit të memorandumit me Erhard Busek, koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim të Europës Juglindore (SECI) dhe drejtues i Institutit për Rajonin e Danubit dhe Europën Qendrore.

Veseli ka theksue se çdo vendim i Kuvendit të Kosovës, i cili do të merret, do të jetë në të mirë të qytetarëve të vendit.

“Do të ketë transparencë për rugovianët, si për ata të Mitrovicës, Drenicës, Gjilanit, Podujevës si për krejt që e ndjejnë Kosovën njajtë dhe duhet të jenë të sigurt se në këtë Kuvend të Republikës së Kosovës, çdo vendim i cili do të merret do të merret në interes të atdheut tonë, dhe n’interes të qytetarëve. Mos t’i dallojmë qytetarët”, ka thanë Veseli.