Veseli: Seanca për Astritin me 14 Dhetor, e jep nji premtim të madh!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se më 14 Dhetor, Grupi Parlamentar i PDK’s ka me kerkue seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Ai ka thanë se duhet të dihet se pse djali i nji veprimtari asht mbajt në burg, derisa tre persona të tjerë kanë qenë jashtë burgut ani pse akuzoheshin për vepër të njajtë, terrorizëm.

“Më 14 Dhetor PDK ka me kërkue seancë të jashtëzakonshme. Në rend të parë dihet e vërteta ajo që asht. Të njajtën kohë ka me u kerkue pse sistemi i brishtë i drejtësisë mban nji djalë të nji veprimtari në burg veç pse ka qenë i ardhun nga Kumanova e tre të tjerë i lë jashtë për të njajtën aktakuzë”, asht shpreh Veseli.