Veseli shkon n’Berlin. Merr pjesë n’konferencën e antisemitizmit!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka udhëtu në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën nderkombëtare parlamentare për luftimin e antisemitizmit, konferencë e organizueme nga Bundestagu gjerman në Berlin, nga data 13 deri 15 Mars 2016.

Me këtë rast, kryetari Veseli, do të ketë takime me autoritetet drejtuese të Bundestagut si dhe me homologë të tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Në njanën nga sesionet e Konferencës nderkombëtare kushtu antisemitizmit, kryetari Veseli merr pjesë si diskutues dhe do të flas rreth tolerancës në Republikën e Kosovës.