Veseli: Shoqnia kosovare ka nevojë për gratë

Në kuadër të aktiviteteve për shenimin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grues, sot në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Grupit të Grave Deputete, u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për Ty”, që u dedikohet viktimave të dhunës seksuale të luftës.

 
Në fjalën e tij para të pranishmëve, tue u urue të gjitha nanave dhe grave Festën e 8 Marsit, kryetari Kadri Veseli tha se tash në procesin e shtetndërtimit, shoqnia kosovare ka nevojë edhe për nji sakrificë tjetër të grave, tue u ngrit dhe avancu veten përmes pjesëmarrjes në proceset e vendimmarrjes.

 
Tue kujtu sakrificën dhe kontributin e grave të Kosovës në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të vendit tonë drejt pamvarësisë, Veseli tha se shumë nga to ishin mjeke që shëruen breza të tanë, mësuese që edukuen e mbollën vlerat ma të nalta në brezat e ri, heroina gjatë luftës së fundit, e shumë nga to mbijetuen tmerrin e luftës dhe vazhduen të përballen të vetme në heshtje me tmerret dhe aktet çnjerëzore të kryeme mbi to.