Veseli shpall kandidaturën për postin e të parit të PDK’s

Kryetari në detyrë i PDK’s, Kadri Veseli, gjatë nji konference për media e ka shpalle sot zyrtarisht kandidaturën për me drejtue partinë ma të madhe në vend.

Ai shprehu besimin se me detyrën e re mundet me përmbush ma s’miri vokacionin e tij politik me i shërbye Republikës.
Tue i prezantu pikat e programit të tij, Veseli tha se gjatë ditëve në vijim, ka me i vizitue të gjitha rajonet e Kosovës, për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të partisë.

Edhe pse premtoi se ka me qenë transparent për media, Veseli u largue pa iu përgjigjë pyetjeve të gazetarëve.

Deri më tani, PDK’n e ka udhëheq Presidenti Hashim Thaçi për mbi 16 vjet, ndërsa me 7 Maj Këshilli Drejtues i kësaj parti ka me zgjedh kryetarin e saj të ri.