Veseli si kryetar i PDK’s. Ky asht fjalimi i tij!

kadriveseliiiii

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, mbas zgjedhjes së tij ka mbajt nji fjalim para delegatëve të partisë.

Ai ka thanë se prioritet i partisë që ka me udhëheq ka me qenë permisimin i jetës së qytetarëve, tue i ofrue arsim ma cilësor, shëndetësi ma të mirë dhe zhvillim ekonomik.

 

Ky asht fjalimi i Veselit:

 

“Jeta më ka mësuar se asgjë më të shenjtë nuk ka sesa besimi i njeriut dhe faleminderit nga ky besim dhe gjithë jetën do të jem mirënjohës.

Dua që në fillim të theksoj falënderimit tonë të përbashkët për njeriun që zhvillojë PDK’në, Hashim Thaçin.

Bashkë me ju ne presim shumë punë të përbashkëta për vendin tonë, për qytetarët tanë, për Partinë Demokratike të Kosovës.

Do të fillojmë të punojmë menjëherë – aty ku i kemi punët mirë do t’i forcojmë ndërsa aty ku i kemi më keq do të punojmë më shumë që të fitojmë.

Ne jemi identitet perëndimore dhe do ta vazhdojmë aleancën e përhershme me SHBA’në.

Prioritet i prioriteteve nga ajo që u pa nga të gjithë delegatët do të jetë se si do të t’ia përmirësojmë jetën qytetarëve; vende punë për të rinj, sigurime shëndetësore, arsim cilësor.

Ne duhet shumë punë për të bërë bashkërisht.. dhe nëse vazhdojmë të jemi ashtu siç ishim sot, të bashkuar, do të kemi sukses.

Nesër do ta kemi një konventë- jo vetëm festive por edhe që do të përçojë mesazh se nga dua të shkojmë.

Sado që do të na kushtojë, çfarëdo që na kërkohet, nuk do të ketë metodë të shtetit ligjor për të kërkuar njerëz punëtorë”