Veseli: S’ka marrëveshje për Demarkacionin, Opozita ka qendrim kryefortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklarue mbas takimit të liderave partiakë për tejkalimin e krizës për Demarkacionin.

Ai ka thanë se vullneti ishte i mirë, mirëpo nuk u arrit ndonji marrëveshje.

“Ishte takim i mirë. Vullneti asht i mirë që me pasë marrëveshje të përbashkët si parti politike për interesa te qytetarëve. Ajo çfarë kisha me theksue, fatkeqësisht, nuk arritëm nji koncensus të përbashkët që veçanërisht përmes kësaj marrëveshje t’i japim shpresë qytetarëve për liberalizimin e vizave. Ideja ishte mos me u paragjykue marrëveshje, por vetëm me pasë nga nji nënshkrim për çashtjen e Demarkacionit. Opozita ka nji qëndrim kryefortë”, ka thanë i pari i PDK’s.