Veseli: S’mundet me u zhvillue shoqnia nese gratë përjashtohen prej saj

Kryeparlamentari Veseli në konferencën për femitë, të organizueme nën patronatin e tij, ku po bahen publike edhe disa të gjetuna të UNICEF, ka thanë se Kosova ka përqindjen ma t’ulët në rajon të fëmive të moshës 0 deri në 5 vjet që ndjekin programe parashkollore, ndërkohë që pothuejse krjet programet ekzistuese janë të koncentrueme vetëm në zona urbane.

Simbas të dhanave zyrtare, rreth 17% e femive në Kosovë sot jetojnë në shtëpi ku kryefamiljari nuk ka arsim të përfunduem, ndërsa rreth 30% jetojnë në shtëpi ku kryefamiljari ka krye vetëm shkollën fillore.

“Ky asht nji problem shqetësues për zhvillimin e mangët të kapitalit njerëzor të Kosovës, sidomos për femijët që jetojnë në kushtet e varfnisë në zona rurale”, ka thanë Veseli.

Simbas tij, asht ba e domosdoshme që në t’ardhmen, jo vetëm me ndërtue çerdhe, por edhe me ndërmarrë nji program kombëtar gjithëpërfshimës për zhvillim gjatë fëminisë së hershme.

“Sot, niveli i papunësisë mes grave asht veçanërisht i naltë, mbasi numri i grave të papuna asht katërfish krahasue me burrat”, ka thanë Veseli.

Simbas të dhanave zyrtare, përqindja e grave të punësueme asht ma e ulët se në shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.