Veseli: Sot fillova ditën e parë si kryetar i PDK, mbasdite ju mirepres në Pallatin e Sporteve

Kadri Veseli nisi sot ditën e parë si kryetar i PDK’s.

Pasuesi i tashma President Hashim Thaçi, me anë të nji postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh mirënjohës për urimet, dhe shtoi se mirëpret mbështetësit e tij në ditën e dytë të punimeve të Konventës së shtatë që ka me u mbajte në Pallatin e Sporteve të Prishtinës.

Jam shumë i gëzuar e mirënjohës për urimet e panumërta që më kanë ardhur nga brenda e jashtë vendit. Sot e nisa ditën e parë si Kryetar i Partisë Demokratike i mbushur me entuziazëm dhe krenar për mbështetjen që më keni dhënë. Sot pasdite ju mirëpres në Pallatin e Sporteve të Prishtinës për të vazhduar punimet e ditës së dytë të Konventës së Shtatë Zgjedhore”, shkruejti Veseli në Facebook