Veseli: Sulmi i mbramshëm, me elemente të veprimit terrorist, ftoj qytetarët me pasë besim te institucionet

Sulmi i mbramshëm mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës përban nji sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuem kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës.

Kështu deklaron kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në reagimin ndaj rastit të mbramshëm, shprehet se qysh motivuesit, ashtu edhe kryesit e këtij sulmi tinxar, duhet me pasë të qartë se asnji formë e dhunës, as metodat e frigësimit, nuk kanë me mujt kurrë me ndalue agjendën e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit tonë.

“Ftoj të gjitha forcat politike në vend që të distancohen qartë nga veprimet të tilla që duen të destabilizojnë vendin dhe të motivojnë edhe ma shumë ata që janë kundër shtetit të Kosovës”, deklaron Veseli.

Simbas tij, së bashku asht ndërtue ky shtet, e së bashku duhet mbrojtun, zhvillue e fuqizue.

“Ftoj qytetarët tanë që me pasë besim në institucionet tona, në kapacitetet e tyne për me garantue rendin, sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend”, shkruen në deklaratën e kryeparlamentarit Veseli.