Veseli: Sulmi mbi institucionet përditshmëni e veprimeve anarkiste!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reagu për sulmin kundër zyrave të Presidencës së Republikës së Kosovës.
Ai ka thanë se asht nji veprim kriminal, i cili përveç cenimit të këtij institucioni, ka për synim me krijue klimën e pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, si dhe po damton imazhin e shtetit të Kosovës tue i ba përditshmëni veprimet e këtilla anarkiste, të cilat janë tue ndodh tash e nji kohë në vendin tonë.

“Asht n’interesin e qytetarëve dhe shtetit që mekanizmat ligjorë të sigurisë e drejtësisë të veprojnë shpejt dhe me vendosmëni në zbardhjen e organizatorëve dhe kryesve të këtyne veprimeve të turpshme, të papranueshme dhe të denueshme”, ka thanë ai.

“Rendin demokratik dhe ecjen përpara të Republikës së Kosovës nuk do të mund ta ndaloj asgja, e aq ma pak veprime të kësaj natyre”, ka shtue Veseli.