Veseli: Sulmi në Nice na ban ma të vendosun kundër terrorizmit!

Për sulmin terrorist në Nice ka shkrue edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai në nji shkrim në faqen e tij në Facebook ka thanë se në këtë momente të vështira, populli i Kosovës asht pranë institucioneve franceze.

 

Ky asht postimi i Veselit:

 

Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta.

Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim.

Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global. K.V.