Veseli takim në USAID, i falenderon për përkrahjen

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botnore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot në selinë e USAID’it në Washington asht prit në nji takim të veçantë nga Susan Kosinski Fritz, zavendës-administratore e naltë për Europë dhe Euroazi.

“Kryetari Veseli, e falënderoi Fritz për ndihmën e pareshtur të Misionit të USAID-it ndaj Kosovës dhe Kuvendit të saj në veçanti, duke e konsideruar këtë përkrahje shumë të çmuar dhe tejet të nevojshme për institucionet e vendit tonë, gjatë procesit të ndërtimit dhe konsolidimit demokratik të tyre”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi u diskutue edhe për zhvillimet aktuale në vendin tonë, tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Kuvendi dhe shteti i Kosovës, dhe për fokusin e projekteve zhvillimore që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

 

usaid