Veseli takohet me drejtuesit e ri të OVL UÇK’s. Çka ju tha?

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot nji vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), gjatë të cilës u prit në nji takim të veçantë nga udhëheqja e re e saj.

Mbasi uroi drejtuesit e ri të OVL’s për detyrën në krye të organizatës që përfaqëson ish-luftarët e lirisë, kryeparlamentari Veseli tha se kjo asht nji nga kategoritë e qytetarëve, e cila ka nevojë të madhe për përkrahje institucionale, në radhë të parë morale, por, siç theksoi kryetari Veseli, nuk ka nevojë për lëmoshë.

Ish-luftarët, shtoi kryetari Veseli, janë të gatshëm të marrin secilën përgjegjësi që u takon, në funksion të ndërtimit dhe forcimit të shtetësisë sonë.

I pari i Kuvendit tha se veteranët e luftës janë tue u ballafaque me nji situatë, për të cilën ata ma së paku janë fajtorë. Ai tha se veteranët e luftës nuk kanë me qenë asnjiherë mollë sherri për asgja.

“Veteranët po mundohen me gjetë nji zgjidhje. Secili prej tyne e ndjen veten të fyem nga çdo manipulim, i cili mundet me u ba në emën të tyne, veçanërisht në ngarkimin e buxhetit të Republikës së Kosovës. Ata janë të gatshëm me dhanë ende për Kosovën dhe shumë shpejt kanë me gjetë zgjidhjen”, theksoi kryeparlamentari Veseli.