Veseli takohet me Lunacek, kërkohet heqja sa ma e shpejtë e vizave për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim nënkryetaren e Parlamentit Europian, njiherit raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Në takim u diskutue për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për angazhimet e vazhdueshme të institucioneve të vendit në procesin e integrimit europian, si e vetmja rrugë për shtetin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, falënderoi raportuesen Lunacek për kontributin dhe përkrahjen e saj të pakursyeme për Kosovën në Parlamentin Europian dhe në mekanizma të tjerë të BE’s, tue ia lehtësue kështu Kosovës rrugën euro-integruese, thuhet në komunikatë e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli përsëriti edhe njiherë kërkesën për heqje sa ma të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Europian.

“Nëse ka me ardhë lajmi për liberalizim të vizave për Kosovën, atëherë ai ka me ardhë nga zoja Lunacek”, theksoi Veseli, thuhet në komunikatë.

Nënkryetarja e PE, Lunacek, nga ana e saj, tha se Parlamenti Europian ka me mbështetë Kosovën në perspektivën europiane dhe për liberalizimin e vizave, por institucionet e Kosovës duhet m’i plotësue kushtet e kërkueme.