Veseli takohet me Merkel, e falenderon për ndihmën e dhanë nga Gjermania për Kosovën

Kryeparlamentari Kadri Veseli, asht takue me Kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë qëndrimit të tij në Berlin.

Veseli ka thanë se e ka shfrytëzue rastin me falenderue Kancelaren Merkel për ndihmën që Gjermania i ka dhanë Kosovës.

Përfitova nga rasti i Konferencës për të takuar edhe Kancelaren Merkel dhe për t’i shprehur në emër të Kosovës mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman. Admiroj lidershipin dhe kurajon e saj për ta bërë Evropën më humane“, ka shkrue Veseli në Facebook, derisa e ka publikue edhe nji fotografi nga takimi.