Veseli: Tash kemi nevojë për nacionalizëm bashkëkohor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqnuem nga kandidati i PDK’s për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka takue qindra studentë të Drenasit, me të cilët ka bashkëbisedue për zhvillimin e Drenasit dhe ofrimin e perspektivës për të rijtë.

Veseli ka thanë se shtetndërtimi ende nuk ka përfundue dhe vendi po kalon momente mjaft sfiduese.

“PDK ka vizion të qartë qeverisës dhe ka guxim për me marrë vendime dhe për m’u përballë me sfidat e zhvillimit. Na tash kemi nevojë për nji nacionalizëm bashkëkohor që ndërlidhet me zhvillimin ekonomik”, ka thanë Veseli.

Kryetari i PDK’s ka thanë se studentët dikur ishin prijës të lëvizjes kombëtare për liri, kurse sot janë prijës të zhvillimit të vendit.