Veseli, telegram ngushëllimi homologut të tij gjerman dhe familjarëve të viktimave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërgue telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Munich.

Në telegramin e ngushëllimit dërgue homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli tha se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave.

Po ashtu, kryetari Veseli u ka dërgue telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashunve të tyne.

“Në këtë ditë të randë pikëllimi e dhimbje, për Familjen dhe të dashunit tuej, më lejoni që në emën të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emnin tim, t’ju shpreh ngushëllimet ma të sinqerta”, shkruen në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.