Veseli: Terrorizmi shkakton viktima, por kurrë nuk i rrenon vlerat tona europiane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, permes deklarates per media, denon sulmet terroriste ne mengjesin e te Martes ne Bruksel.

“Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Europian në Bruksel janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Europës së Bashkuar.

Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike.

Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane.

Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm”, thuhet në deklaratën e Veselit.