Veseli tregon çka i duhet Prishtinës (foto)

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK’s për kryetar të Prishtinës, Lirak Celaj, sot në nji mëngjes pune janë takue me biznismenë, arkitektë e artistë me bashkëbisedue për vizionin e tyne për Prishtinën.

“Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre. Mëngjesin e sotëm e kalova bashkë me Lirakun duke bashkëbiseduar me ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë për vizionin qeverisës për Prishtinën. Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës. #ForcaENdryshimit #PDK94”, ka shkruar Veseli.

Shperndaje në: