Veseli tregon qysh ka me ndihmue PDK’ja Bekim Jasharin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizitue qytetin e Skenderajt në kuadër të fushtës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Veseli ka thanë se qytetarët e kësaj komune kanë vërejtë ndryshimet që janë ba nga PDK.

Ai ka thanë se PDK ka me përkrahë të gjitha projektet e kandidatit të pamvarun, Bekim Jashari.

“Qytetarët në Skënderaj i kanë prekur vetë ndryshimet pozitive që kanë ardhur me PDK-në. Bashkë i kemi prirë luftës çlirimtare, pavarësisë, shtetndërtimit dhe po i prijmë integrimit euroatlantik. Çdo projekt të kryetarit Bekim Jashari, PDK do ta realizojë me përkrahjen e qeverisë qendrore”, ka shkrue Veseli ne facebook./

Shperndaje në: