Veseli: Trepça, tashma e ka të sigurt rrugëtimin dhe transformimin e vet

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në hollin e Kuvendit, bani hapjen e ekspozitës “Kristalet e Trepçës”, në të cilën janë ekspozue minerale të ndryshëm të nxjerra nga nëntoka e Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë edhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi të jashtëzakonshme. Ai tha se tash krejt ndjehen të lehtësuem, mbasi që nji gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç asht Trepça, tashma e ka të sigurtë rrugëtimin dhe transformimit e vet, tue u vnue në shërbim të tanë qytetarëve të Republikës sonë.

Kryetari i Kuvendit tha se që nga dita e nesërme, kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasunia e nëntokës së Kosovës nuk ka me mbetë ma në zgafella, por ka me qenë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve tanë.

“Kosova asht jashtëzakonisht e pasun. Pasuninë ma të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia asht ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njikohësisht, Kosova ka resurse të pasuna natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet me u vnue në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky asht edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit”, theksoi kryetari Veseli.

krist krist1